“Facebook” nuk do ta përdorë më aplikacionin e njohjes së fytyrës

Gjiganti social ‘Facebook’ nuk do të përdorë më njohjen e fytyrës për foto dhe video në platformën e tij, – deklaroi kompania. Ajo nënvizoi nevojën për të vlerësuar përfitimet dhe shqetësimet në rritje për teknologjinë.

“Në javët e ardhshme, ne do të mbyllim sistemin e njohjes së fytyrës në ‘Facebook’. Ne vazhdojmë ta shohim teknologjinë e njohjes së fytyrës si një mjet, por ka gjithashtu shqetësime në rritje për përdorimin e saj”, shpjegoi drejtori ekzekutiv, Zuckerberg.

Duke shpallur ndalimin e përdorimit të njohjes së fytyrës, ‘Facebook’ është i përkushtuar të anulojë gjurmët e fytyrës të grumbulluara deri më tani nga më shumë se një miliard njerëz.

“Më shumë se një e treta e përdoruesve aktivë të përditshëm kanë zgjedhur për njohjen tonë të fytyrës dhe tani heqja e tij do të rezultojë në fshirjen e më shumë se një miliard gjurmëve të fytyrës”, theksoi kompania.

Teknologjia ka krijuar mjaft probleme për ‘Facebook’.

Komisioni Federal i Tregtisë vendosi një gjobë prej pesë miliardë dollarësh ndaj saj në vitin 2019 dhe një nga arsyet ishte njohja e fytyrës.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.