“Facebook” & “Instagram”/ Përdoruesit do mund të fshehin pëlqimet

 ”Facebook” dhe ”Instagram” njoftuan skemën sesi për të lejuar përdoruesit të ndalojnë së shfaquri pëlqimet e grumbulluara nga postimet, duke i lejuar njerëzit të zgjedhin statusin përmes miratimit të të tjerëve. Mediat e huaja raportojnë se dy kompanitë e rrjeteve sociale kanë vendosur t’i lejojnë përdoruesit shmangien e butonit “like”.

“Njerëzit do të jenë në gjendje të vendosin nëse duan të shohin pëlqimet apo jo,” -tha shefi i ”Instagramit” Adam Mosseri në një konferencë.

Sipas Mosseri-t mjetet që u shtohen shërbimeve do të lejojnë përdoruesit të çaktivizojnë butonin”like” në postimet individuale ose në të gjitha. ”Instagrami” është munduar duke i lejuar përdoruesit të fshehin numërimet e pëlqimeve.

Disa ekspertë thonë se kërkimi i vazhdueshëm për “pëlqime” mund të krijojë varësi dhe të ketë efekte shkatërruese, veçanërisht për të rinjtë.

”Facebook” tha se ka punuar me ekspertë për të kuptuar se si ndryshimet e modelit siç është ajo që testohet në ”Instagram” mund të mbështesin mirëqenien e përdoruesve ndërsa sigurojnë kontroll mbi mënyrën se si ata angazhohen me shërbimin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.