Europol godet trafikun e ilaçeve/ Superoperacioni përfshin 27 vende dhe 667 të arrestuar

Shqipëria është bërë pjesë e një tjetër superoperacioni të organizuar nga Europol kundër trafikut të ilaçeve, ku janë shkatërruar 25 grupe kriminale. Operacioni shtri në 25 vende, ndërsa u drejtua nga autoritetet ligjzbatuese të Finlandës, Francës, Greqisë dhe Italisë. Në pranga përfunduan 667 persona, si dhe u sekuestruar disa njësi ilaçesh të ndryshme, si dhe substanca antidoping.

Sipas Europol, ilaçet prodhoheshin në 10 laboratorë të ngritur nga grupe kriminale, e më pas hidheshin në treg ilegalisht.

Shumë prej medikamenteve e substancave shiteshin edhe në faqe të ndryshme interneti.

Hetimet kundër këtij rrjeti trafiku filluan në mars e zgjatën deri në shtator. Gjatë kësaj periudhë u monitoruan nga Europol rreth 4 mijë faqe interneti, nga të cilat janë mbyllur 453 pasi përdoreshin për shitjen e medikamenteve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.