Covid-19/ Evropa mund të regjistrojë 2 milion të vdekur deri në mars 2022

Evropa mund të tejkalojë 2 milionë viktima për shkak të Covid deri në mars të 2022, sipas një paralajmërimi nga OBSH, që vë në dukje se kjo mund të shmanget nëse do të ndërmerren veprime të menjëhershme.

Sipas OBSH, kontinenti evropian ka qenë nën hijen e pandemisë dhe gjatë javë së kaluar, vdekjet nga Covid u rritën në rreth 4,200 në 24 orë, më shumë se dyfishi i 2,100 viktimave në fund të shtatorit.

Ndërkohë, numri total i vdekjeve të regjistruara nga virusi ka kaluar kufirin e 1.5 milionë  viktimave për 53 vendet e rajonit. OBSH gjithashtu ka theksuar se Covid-19 është shkaku numër një i vdekjeve në Europë dhe Azinë Qendrore.

Në mënyrë që të të jemi në gjendje të jetojmë me këtë virus dhe të vazhdojmë  jetën tonë, ne duhet të adoptojmë qasjen ‘Vaksina plus’. “Kjo nënkupton dhënien e dozave kryesore të vaksinës, një dozë përforcuese nëse është e disponueshme dhe përfshirjen e masave parandaluese në jetën tonë të përditshme”, tha Hans Klouge, kreu i OBSH-së për Evropë.

“E gjithë kjo e kombinuar me përdorimin  e një maske, larjen e duarve, ajrimi i brendshëm, mbajtja e distancës , të cilat janë efektive për të fituar kontrollin ndaj virusit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.