Euro, makina luksoze dhe drogë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Në orët e para të mëngjesit, oficerë të shumtë nga inspektimi i policisë kriminale dhe inspektimi i policisë së shtetit në Saalfeld, policia e Turingisë, policia e Berlinit dhe njësitë speciale të LKA Thuringia ishin në aksion.

Pas hetimeve të kryera paraprakisht, mëngjesin e sotëm u kontrolluan gjithsej 19 objekte në zonën e Saalfeld dhe në Berlin.

Si rezultat i aksionit, 5 burra të moshës 21-35 vjeç, ku njëri është me kombësi shqiptare, si dhe dy gra të moshës 22 dhe 37 vjeç, të dyja shtetase gjermane, u arrestuan.

Ata do të hetohen për shkelje të ligjit mbi Narkotikët, tregtimin e tyre dhe si pastrim parash.

Ndër të tjera, në objektet e kontrolluara u gjetën rreth 15-20 kilogramë lëndë narkotike.

Po ashtu u gjetën rreth 500.000 euro pronë, automjete të cilësisë së lartë, si dhe para të gatshme në vlerë prej rreth 31.000 euro.

Shqiptari ndodhet në ambjentet e paraburgimit dhe pritet të dalë para Gjykatës nesër.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.