Etiopi/ 43 persona vriten nga një sulm ajror

Të paktën 43 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore nga aeroplanët ushtarakë etiopianë në qytetin Togoga, në rajonin e Tigray.

Mediat raportojnë se Koloneli Getnet Adane, një zëdhënës i ushtrisë etiopiane, nuk pranoi të konfirmonte ose mohonte sulmet ajrore, por tha se kishte operacione ushtarake anti-kryengritëse, por ato nuk synonin civilë. Sulmet ndodh9n në një treg, i cili ishte i mbushur me njerëz.

“Unë nuk pashë asnjë aeroplan, por i dëgjova. Kur ndodhën shpërthimet, të gjithë ikën. Ne u kthyem për t’u kujdesur për të plagosurit,” tha një grua burri i së cilës dhe vajza dy-vjeçare u plagosën në përplasje me sulm ajror.

Burimet mjekësore konfirmuan vdekjen e 43 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, nga të cilët 44 janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë. Gjatë zhvillimit të zgjedhjeve rajonale asnjë zgjedhje nuk është mbajtur në rajonin Tigray, pasi ushtria etiopiane është e përfshirë në përleshje ushtarake me grupin kryengritës të Frontit Çlirimtar të Popullit Tigray.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.