Eric Clapton refuzon të luajë në salla ku kërkohet vaksinimi anti COVID-19

Eric Clapton nuk do të luajë në klube dhe salla koncertesh ku kërkohet vaksinimi anti COVID-19, njoftoi vetë kitaristi, një ditë pas direktivave të kryeministrit britanik Boris Johnson, sipas të cilave do të kërkohet një provë vaksinimi për në klubet dhe vendet ku do të organizohen ngjarje të mëdha.

“Pas njoftimit të Kryeministrit të hënën, më 19 korrik, nderi im më detyron të bëj një njoftim vetë”, tha Clapton.

“Unë dua t’u them të gjithëve se kurrë nuk do të luaj në një skenë në prani të një publiku të diskriminuar”.

“Nëse nuk është e mundur që të gjithë të jenë në gjendje të marrin pjesë në koncert, unë rezervoj të drejtën të anuloj shfaqjen”, theksoi ai.

Clapton tha se ai kishte patur një përvojë katastrofike me vaksinën AstraZeneca.

Vendimi i tij mund të përfshijë gjithashtu Italinë, ku Clapton do të interpretojë vitin e ardhshëm, me ndalesa në Milano dhe Bolonjë.

Artisti britanik merr kështu një pozicion të kundërt me atë të Bruce Springsteen, i cili për shfaqjet e tij të rradhës në Broadway do të kërkojë një audiencë plotësisht të vaksinuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.