Erdogan telefonon Zelenskyn, ja çfarë u diskutua
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka biseduar në telefon me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
Lajmi është bërë me dije nga agjencia Anadolu, sipas së cilës Erdogan i ka përsëritur presidentit ukrainas se Turqia mund të punojë për një takim mes Zelenskyt dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Të dy presidentët diskutuan gjithashtu bisedimet midis delegacioneve nga Moska dhe Kievi që u mbajtën në Stamboll të martën.
Sorry, the comment form is closed at this time.