EMA jep dritën jeshile, “Moderna” do të prodhohet edhe në Francë

Agjencia Evropiane e Barnave ka dhënë sot miratimin për një fabrikë të re përpunimi në Francë ku do të prodhohet vaksina e “Moderna”-s për koronavirusin.

Fabrika në Mont do të drejtohet nga Recipharm dhe do ta prodhojë produktin e plotë sipas Komitetit të EMA që po merret me produkte medicinale për përdorim njerëzor (CHMP).

Në fillim të këtij muaji, CHMP miratoi dy fabrika të reja në Shtetet e Bashkuara që do të prodhojnë substancën aktive dhe produktin e përfunduar për vaksinën e “Moderna”-s.

Pritet që këto hapa të lejojnë prodhimin shtesë të një deri në dy milionë vaksina të gatshme për përdorim për tregun e Bashkimit Evropian çdo muaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.