Elon Musk do shesë të gjithë pronat e tij për të jetuar në Mars

Elon Musk ka shitur thuajse të gjithë pronat e tij të paluajtshme për të plotësuar një dëshirë të tij, ajo e jetesës në Mars.

Por, duket se një shtëpi e veçantë këtu në Tokë i ka rrëmbyer zemrën

Sipas “page Six”, themeluesi i “SpaceX” nxori në shitje rezidencën e tij në muajin qershor për 37.5 milionë dollarë.

Musk hoqi dorë nga shitja më 11 shtator, sipas të dhënave.

Sipërmarrësi dhe manjati i biznesit, i cili ka një pasuri që vlen rreth 193 miliardë dollarë nga sipërmarrjet e tij të shumta, e bleu rezidencën në 2017 për 23.4 milionë dollarë.

E vendosur në 47 hektarë, Musk e përshkroi shtëpinë si “një vend të veçantë” dhe kërkoi që kushdo që do ta blinte atë, do të duhej të kishte një familje të madhe.

“Vendosa ta shes shtëpinë time të fundit të mbetur në Tokë. Thjesht duhet një familje e madhe që të jetojë atje. Është një vend i veçantë,”- shkroi CEO i “Tesla” në “Tëitter” më 14 qershor.

“Po, i shita shtëpitë e mia, përveç njërës në Bay Area që është dhënë me qira,“– tha ai.

E përbërë nga nëntë dhoma gjumi dhe 10 tualete, shtëpia shtrihet në 16,000 metra katrorë.  

Në maj të vitit 2020, Musk premtoi se do të shiste pothuajse të gjitha pasuritë e tij.

“Unë po shes pothuajse të gjitha pasuritë fizike. Nuk do të ketë më shtëpi”,– shkroi Musk në “Tëitter”. Musk kishte 12 shtëpi të tjera që i shiti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.