Eksperti amerikan: Vaksina do të funksionojë si Snapchati!
Tom Frieden, ekspert mjekësor, ish-drejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka thënë se vaksina do të funksionojë si “Snapchat-i”.
“Kjo vaksinë nuk përmban vetë virusin. Mendojeni si një e-mail dërguar sistemit tuaj imunitar që tregon se si duket virusi, udhëzime për ta vrarë atë dhe më pas si një mesazh Snapchat-i, ai zhduket. Teknologji e mahnitshme ”, ka shkruar ai në një status në Twitter.
Pfizer-BioNTech dhe Moderna përdorin “mARN” për vaksinat e tyre. Këto të fundit nuk përmbajnë një virus të gjallë, që do të thotë se nuk rrezikojnë të shkaktojnë sëmundje te personi i vaksinuar.

Sorry, the comment form is closed at this time.