Efektive kundër COVID, EMA: Kush duhet ta përdorë pilulën Merck dhe si

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se vendet evropiane mund të përdorin pilulën Merck kundër koronavirusit në raste urgjente edhe para miratimit zyrtar të saj në të gjithë Bashkimin Evropian. Gjithashtu, Agjencia Evropiane e Barnave ka nxjerrë udhëzime për përdorimin e kësaj pilule.

Sipas këtyre udhëzimeve, pilula Merck duhet të jepet dy herë në ditë për pesë ditë. Pilula mund të përdoret për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilët nuk kanë nevojë për mbështetje për oksigjen dhe që janë në rrezik të shtuar për sëmundje serioze.

Pilula nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, si dhe për gratë që mund të mbeten shtatzënë. Gratë që mund të mbeten shtatzënë duhet të përdorin kontracepsion efektiv gjatë trajtimit dhe për katër ditë pas dozës së fundit të pilulës. EMA gjithashtu deklaroi se ushqyerja me gji duhet të ndërpritet gjatë trajtimit me këtë pilulë dhe për katër ditë pas trajtimit.

Efekte anësore:

Për sa i përket sigurisë, efektet anësore më të zakonshme të raportuara gjatë trajtimit dhe brenda 14 ditëve pas dozës së fundit të Merck ishin diarre, marramendje dhe dhimbje koke, të cilat të gjitha ishin të lehta ose të moderuara.

Studimet e efikasitetit:

Kur administrohej në një dozë prej 800 mg dy herë në ditë, zvogëloi rrezikun e shtrimit në spital dhe të vdekjes kur trajtimi filloi brenda 5 ditëve nga fillimi i simptomave.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.