MASAT/ Edhe Amerika Latine ndalon fluturimet me Britaninë e Madhe

Argjentina, Kili, Kolumbia dhe Peruja iu bashkuan një grupi vendesh të tjera për të ndaluar fluturimet nga dhe për në Britaninë e Madhe, për shkak të shqetësimit për një variant të ri të koronavirusit.

“Argjentina do të pezullojë ardhjet dhe nisjet për dhe nga Britania e Madhe si një masë paraprake”, tha Ministria e Brendshme në Buenos Aires.

Një fluturim i vetëm nga Britania e Madhe që pritet sot në mëngjes është lejuar të ulet në aeroportin ndërkombëtar të Buenos Aires. Pasagjerët dhe ekuipazhi do të mbahen në karantinë për shtatë ditë.

Qeveria kolumbiane gjithashtu vendosi dje të mos lejojë më fluturime për dhe nga Britania e Madhe duke nisur nga sot, – shkroi Presidenti Ivan Duque në Twitter.

Sipas një deklarate, qeveria kiliane vendosi të pezullojë fluturimet direkte nga dhe për në Britaninë e Madhe, duke filluar nga nesër.

Peruja ka lejuar vetëm fluturime direkte evropiane, por jo nga Britania e Madhe.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.