E rëndë/ Përdhunohet 21-vjeçarja në Indi, mes të arrestuarëve dhe një i mitur
Një vajzë 21-vjeçare ka rënë pre e përdhunimit nga 3 meshkuj në një palestër në Budh Vihar të Nju Delhit. Viktima e dhunës seksuale rezulton se është punëtore në një fabrikë. Sipas mediave vendase, ajo kishte përfundur turnin dhe ishte thirrur nga pronari i saj i fabrikës për të shkuar në palestrën e një shoku të tij për të pastruar.
Ajo është mbyllur në dhomë nga pronari i saj dhe pronari i palestrës si edhe një 17-vjeçar. Fillimisht është rrahur dhe më pas përdhunuesit kanë abuzuar seksualisht me të.
Pas denoncimit të vajzës së re, tre personat e përmendur janë arrestuar nga policia.
Sorry, the comment form is closed at this time.