E rëndë në Afrikë/ Kamioni përplaset me autobusin, humbin jetën 41 persona

41 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë janë plagosur rëndë pas përplasjes së një autobusi me një kamion si pasojë e shirave të dendur në Mali.

Sipas mediave infrastruktura e dobët është bërë shkak i aksidenteve të mëdha të cilat kanë pasur pasoja të rënda ku kanë humbur jetën dhjetëra persona. Ministria e transportit bëri me dije se ndër viktimat është edhe një foshnjëe.

Fillimisht u raportua vetëm për 37 të vdekur por bilanci u thellua më vonë. Tre nga personat e plagosur janë në gjendje të rëndë. Afrika është një nga vendet me rrugët më të rrezikshme në botë dhe 26 persona për 100.000 banorë vdesin në aksidente rrugore, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.