E rëndë/ 15 emigrantë afrikanë mbyten në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Mesdhe, ku një anije me emigrantë është përmbytur. Për pasojë, 15 persona kanë humbur jetën.

Një zëdhënëse e OKB-së bërë të ditur për mediat se, kjo është anija e dytë me emigrantë që kërkonin një jetë më të mirë në Evropë, në më pak se një javë.

Safa Msehli tha se, viktimat ishin në një anije me të paktën 110 emigrantë, të cilët u nisën nga qyteti bregdetar libian i Zaviya, të premten.

Anija filloi të fundosej të dielën herët dhe roja bregdetare libiane arriti të shpëtonte të paktën 95 emigrantë, përfshirë gjashtë gra dhe dy fëmijë.

Msehli shtoi se, shumë prej të mbijetuarve vuanin nga djegiet prej karburantit të motorit dhe hipertermia.

Disa prej tyre u dërguan në spital.

Shumë e cilësuan ngjarjen një tragjedi.

Mbytja e anijes së së dielës ishte e fundit përgjatë rrugës së migrimit të Mesdheut Qendror.

Të paktën 41 emigrantë u raportuan të vdekur javën e kaluar, pjesë e një grupi prej rreth 120 emigrantësh në një gomone që u largua nga vendi i Afrikës së Veriut, më 18 shkurt.

Libia është bërë pika kryesore e tranzitit për emigrantët afrikanë dhe arabë, që shpresojnë të arrijnë në Evropë, pasi vendi i Afrikës së Veriut u zhyt në një luftë civile të përgjakshme pas një kryengritje të mbështetur nga NATO e që rrëzoi dhe vrau sundimtarin e vjetër Moammar Gadhafi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.