E qëlluan nëntë herë, ekzekutohet e dashura 26-vjeçare e shefit të drogës

Vetëm disa muaj pas vrasjes brutale të kartelit të drogës Alexis “El Alexis” Martinez në provincën Jalisco të Meksikës, e dashura e tij Paulina Arreola Perez është qëlluar për vdekje në një atentat të mirëmenduar.

Pas vdekjes së Martinez, Perez kishte drejtuar një biznes në internet për shitjen e këpucëve dhe policia beson se ajo mund të jetë vrarë nga ndonjë person që mund të jetë paraqitur si klient te ajo. Ajo u qëllua nga disa burra të armatosur dhe që ishin duke ecur me motorr më 9 qershor.

Paulina u qëllua të paktën nëntë herë dhe ajo mbërriti e gjallë në spitali por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Besohet se ajo ishte në shënjestër për shkak të lidhjeve të saj me grupin kriminal “La Union Tepito”, i cili është i përfshirë në vrasje, rrëmbime, zhvatje dhe shitje të drogës në dhe rreth kryeqytetit meksikan.

Ndërsa Karina Itzel Morales, ish-e dashura e mëparshme e Martinez, u zhduk në rrethana misterioze në 2018.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.