E prekur nga koronavirusi, humb jetën 14-vjeçarja

Një vajzë 14-vjeçare, e infektuar me Covid-19 ka humbur jetën në Greqi.

Adoleshentja është transportuar në urgjencën e spitalit me dhimbje të fortë. Ekzaminimet kanë konstatuar se kishte pësuar një atak ishemik.

Mjekët e intubuan, por fatkeqësisht 14-vjeçarja nuk arriti që të shpëtonte.

Sipas mjekëve nuk përjashtohet që goditja që pësoi vajza të jetë një ndërlikim i sëmundjes. Shkaku i saktë i vdekjes së vajzës do të pëërcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore që do të kryhet.

Greqia po përballet me rritjen e rasteve të reja nga COVID dhe variantin e ri, “Omicron”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.