E pazakontë! Vjedh avionin në Itali e shkon në Francë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur një ditë më parë, por burimet zyrtare italiane e kanë konfirmuar vetëm gjatë ditës së sotme.

Një 33 vjeçar sllovak me një identitet ende të pa zbardhur, ka rrëmbyer një avion të tipit Cessna në aeroportin Mossi në Nuovo Ligure, në provincën e Alessandrisë, e ka fluturuar drejt Francës.

Hetimet e aeronautikës italiane e franceze kanë zbardhur se ai ka mbërritur një ditë më parë në Novi Ligure, e ka shfaqur një aftësi profesonale pilotimi e një njohës i mirë i rrugës që ka përshkruar.

Kanë qenë autoritetet franceze të cilat kanë identifikuar udhëtimin e pazakontë të avionit të vjedhur italian, që ka fluturuar mbi Kanë e më pas mbi zonën ushtarake të Tolones.

Aeronautika franceze, përmes një avioni Mirage 2000 i ngritur enkas nga baza Orange e një helikopteri ushtarak, ka detyruar uljen e tij në pistën Aix-Les-Miles.

Sipas informacioneve franceze shtetasi sllovak i ka dorëzuar policisë franceze një letër të shkruar në gjuhën angleze, përmbajtja e së cilës nuk është bërë e ditur.

Ndaj 33 vjeçarit sllovak është ekzekutuar urdhri i ndalimit.

Autoritetet italiane e franceze kanë hapur një hetim mbi gjithçka ka ndodhur.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.