E gjithë bota në luftë me COVID-19, por në këtë shtet shfaqet ‘Ebola’

Autoritetet janë alarmuar pasi një grua ka vdekur pas infektimit me Ebola në Kongo.

Mësohet se kjo është viktima e parë nga ky virus, pasi vendi shpalli “përfundimin” e sëmundjes nëntorin e shkuar. Bashkëshorti i viktimës ishte gjithashtu i infektuar, por kishte arritur t’i mbijetojë sëmundjes.

Autoritetet shëndetësore në Kongo kanë nisur menjëherë hetimet nëse rasti ka qenë i vjetër, apo viktima ishte infektuar rishtazi.

Ebola pati një shpërthim të ri përgjatë muajit nëntor, ku u shënuan 55 viktima, ndërkohë që më shumë se 2200 njerëz vdiqën përgjatë viteve 2018-2020.

Virusi Ebola, i njohur më parë si ethe hemorragjike Ebola, është një sëmundje e rrallë, por serioze dhe shpesh fatale që përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet e trupit, duke shkaktuar të vjella intensive dhe diarre.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.