Dy të vdekur e shtatë të plagosur nga rrjedhja e acidit acetik në ShBA

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar nga rrjedhja e acidit acetik në një fabrikë të kimikateve në La Porte të Teksasit në orët e vona të së martës.

Një zëdhënës i kompanisë “LyondellBasell” tha se incidenti është izoluar brenda fabrikës dhe se pas analizimit të cilësisë së ajrit, nuk është vërejtur ndonjë rrezik për komunitetin përreth, shkruan Independent.
Më vonë, kompania tha se është e ditur vendndodhja e tërë personelit dhe se rrjedhja e acidit është ndërprerë dhe ka nisur procesi i pastrimit.

Zjarrfikësit lokalë thanë se acidi acetik përdoret në uthull për ushqim dhe mund të shkaktojë djegie të rënda, është i dëmshëm nëse gëlltitet, helmues nëse merret përmes ajrit dhe i dëmshëm për lëkurën.

Autoritetet thanë se dy të lënduar janë dërguar në spital për trajtim të mëtejmë, ndërsa pesë të tjerë janë trajtuar vetëm në vendin e ngjarjes. 31 persona po mbahen nën vëzhgim për simptoma të mundshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.