Dy shqiptarë të plagosur rëndë lihen para spitalit në Firence

Dy shqiptarë të plagosur rëndë janë lënë mbrëmjen e sotme para derës së spitalit “Careggi” në Firence të Italisë. Mediat italiane kanë bërë me dije se ata anë braktisur nga një makinë, ndërkohë që mësohet se ata janë të moshës 35-40 vjeç.

Njëri prej shqiptarëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është futur në terapi intensive për shkak se ka dëmtim në kokë, ndërkohë që edhe personi tjetër nuk është në gjendje të mirë për shkak të frakturave të shumta.

Ai është i vetëdijshëm, por nuk ka pranuar të japë detaje mbi atë që ka ndodhur, ndërsa policia italiane është vënë në lëvizje dhe po heton për ngjarjen.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.