Droguan, përdhunuan dhe vranë 16-vjeçaren, jepet vendimi për 4 emigrantët

Drejtësia italiane nuk ia bëri të lehtë situatën katër emigrantëve që në fillim droguan, pastaj përdhunuan dhe lanë të vdiste 16 vjeçaren Desiree Mariottinit në 2018-tën.

Një gjykatë në Romë dha dy dënime me burgim të përjetshëm për Mamadou Gara e Yussef Salia dhe dy të tjera me 27 dhe 24 vjet burg për Alinno China dhe Brian Minthe.

Teksa jepej vendimi, një ulërimë u dëgjua në sallën e gjyqit: “Të mallkuar, u djegshi në ferr”! nëna e Desireesë tha se priste që të merrnin të gjithë dënime me burgim të përtjetshëm.

Ajo nuk është e kënaqur, aq më tepër që njëri nga të akuzuarit Brian Minthe u la i lirë për shkak se kishte skaduar afati i paraburgimit. Desiree humbi autobuzin e fundit dhe nuk shkoi në shtëpi.

Ajo ishte droguar, ishte sulmuar seksualisht gjatë kohës që ishte pa ndjenja e madje sulmet u përsëritën edhe kur ishte duke ndërruar jetë. Ditën e funeralit të saj, kryetarja e bashkisë së Romës, Virginia Raggi e shpalli ditë zije.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.