Dreri bredh rrugëve të qytetit, policia e qëllon për vdekje
Një dre i rrallë i bardhë u qëllua për vdekje nga policia, pasi u pa teksa vraponte nëpër rrugët e një qyteti, në Britani.
Njerëzit u trembën kur panë kafshën e egër të lëvizte në zonë të dielën në mëngjes.
Por policia e Merseyside tha se oficerët vendosën të qëllojnë drerin, pasi përbënte rrezik për shoferët dhe këmbësorët.
Oficerët e armatosur u vunë në kërkim të drerit, derisa e gjetën në një pronë industriale jashtë Melling Road, – raporton BBC.
Një kirurg veterinar u thirr për t’i ardhur në ndihmë kafshës, por pa sukses.
Një organizatë për mbrojtjes e kafshëve reagoi për situatën. Sipas tyre, dreri mund të ishte neutralizuar, por jo të vritej. “Ose thjesht ta linin të qetë derisa të kthehej në shtëpi”, thonë ata, por kafsha u qëllua për vdekje nga policia.
Megjithëse drerët jetojnë në pyje dhe parqe, ata po bëhen vizitorë të zakonshëm në mjediset urbane në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Sorry, the comment form is closed at this time.