Donacionet e kriptovalutave për Ukrainën në vlerën e 17 milionë dollarëve

Donacionet e kriptovalutave për Ukrainën që nga sulmi rus raportohet të kenë arritur vlerën prej rreth 17 milionë dollarësh.

Sipas të dhënave të ofruesit të analizës së “blockchain” me bazë në Londër, Elliptic, kriptovaluta në vlerë prej 10,2 milionë dollarësh iu transferuan me 12.799 transaksione në llogaritë e shpërndara nga qeveria ukrainase në Twitter.

Në deklaratën e kompanisë, bëhet e ditur se në total janë bërë 16,7 milionë dollarë donacione kriptomonedhash për qeverinë e Ukrainës dhe organizatat joqeveritare që mbështesin ushtrinë.

Përveç donacioneve në fjalë, në llogarinë Ethereum të qeverisë ukrainase gjithashu iu është dërguar NFT (tokena të pakëmbyeshëm) me vlerë rreth 2 milionë dollarë.

Më 26 shkurt, qeveria ukrainase kishte publikuae dy llogari kripto për donacione përmes llogarisë së saj zyrtare në Twitter.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.