Do surprizonte të fejuarin/ E reja mbytet në kanalin anglez

Një 24-vjeçare, nga Iraku verior është viktima e parë e identifikuar, nga 27 personat e tjerë të mbytur në kanalin anglez, në tentativë për të shkuar në Britaninë e madhe.

BBC shkruan se viktima është identifikuar si Maryam Nuri Mohamed Amin, 24-vjeçe, dhe ajo është një nga 27 personat që u mbytën gjatë një tentative për të shkuar në Britani.

I fejuari i saj, i cili jeton në Britaninë e Madhe, i tha BBC-së se po i dërgonte mesazhe teksa gomonia po mbytej.

Ajo bashkë me  17 burra, gjashtë gra të tjera – njëra prej të cilave ishte shtatzënë – dhe tre fëmijë, vdiqën pasi varka e tyre u fundos në det në brigjet veriore franceze.

Tragjedisë arritën t’i shpëtonin vetëm 2 persona, një irakian dhe një somalez. I fejuari i saj tha se Maryam, kishte qenë në varkë me një të afërme. Ai nuk e kishte ditur më parë për tentativën për kalimin dhe tha se mbërritja e Maryam në Britani supozohej të ishte një surprizë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.