HISTORIA/ Djali i çiftit shqiptar që u vra në Itali, jetë luksi në Shqipëri

Taulant Pasho, djali i çiftit shqiptar që u vra në Firence të Italisë, kishte një jetë tejet luksoze. Mediat italiane shkruajnë se ai mund të hedhë dritë mbi këtë ngjarje makabre, sa edhe enigmatike.

Në Itali, ai njihej si një bos i drogës, ndërsa në vitin 2016 kur ishte në arrest shtëpie, u arratis. Prindërit e tij, u zhduken ditën që ai doli nga burgu nga paraburgimi në Sollicciano.

Gjatë kësaj periudhe, ndonëse ishte në kërkim në Itali, ai bënte një jetë luksi në Shqipëri. Në rrjetet e tij sociale, shihet jeta luksoze, në resortet dhe plazhet e Vlorës.

Një mori postimesh u janë kushtuar qenve të tij të racës Pitbull, për të cilët mediat italiane shkruajnë se ai i kishte fiksim. Por jo vetëm për këtë, ai i përdorte edhe si roje të drogës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.