Protestat në Mianmar, policia qëllon me plumba gome protestuesit

Policia në Mianmar ka qëlluar protestuesit me plumba gome, gjatë një demonstrate në kryeqytetin Nay Pyi Taw, ndërsa mijëra kundërshtuan policinë.

Ujë me presion dhe gazi lotsjellës janë përdorur gjithashtu kundër protestuesve, që kërkojnë rivendosjen e demokracisë, pas një grusht shteti që rrëzoi nga pushteti qeverinë e zgjedhur. Sipas BBC, të paktën dy protestues janë plagosur rëndë.

Kjo është dita e 4-t e protestave megjithëse kufizimet e reja anti-Covid janë futur në fuqi që nga e hëna.

Sipas masave të marra, nuk lejohen tubimet e mëdha publike dhe është zbatuar ora policore në disa qytete, me udhëheqësin ushtarak Min Aung Hlaing që paralajmëron se askush nuk është mbi ligjin.

Protestuesit në Mianmar kanë kërkuar lirimin e udhëheqëses së zgjedhur Aung San Suu Kyi, së bashku me drejtuesit e lartë të Partisë së saj “Lidhja Kombëtare për Demokracinë” (NLD). Ajo u arrestua pasi ushtria mori pushtetin, duke pretenduar se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Ushtria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme që pritet zgjasë një vit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.