Departamenti i Shtetit: Sovraniteti i Greqisë mbi ishujt e Egjeut nuk diskutohet

Sovraniteti i Greqisë mbi ishujt e Egjeut nuk është i diskutueshëm, tha Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me deklaratat e reja të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan kundër Greqisë.

Në një deklaratë me shkrim, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit vuri në dukje se në një kohë kur Rusia ka pushtuar përsëri një shtet sovran evropian, deklaratat që mund të rrisin tensionet midis aleatëve të NATO-s nuk janë veçanërisht të dobishme.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të inkurajojnë aleatët e saj të NATO-s që të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes diplomacisë, thuhet dhe shtohet:

Sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe të mbrohet. Sovraniteti i Greqisë mbi këto ishuj nuk është i diskutueshëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga retorika dhe veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej tensionet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.