Dënohet me burg ish-Presidenti i Afrikës së Jugut

Ish-Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma është dënuar me 15 muaj burg nga gjykata më e lartë e vendit.

Atij i është dhënë pesë ditë kohë që të dorëzohet në polici.

Nëse nuk vetëdorëzohet, autoritetet duhet të urdhërojë arrestimin e tij.

Dënimi vjen pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli atë fajtor për përbuzje e urdhrit të saj për t’u paraqitur në një hetim për korrupsionin ndërsa ishte president.

Gjatë kohës së tij në pushtet, para se të largohej në vitin 2018 është akuzuar për marrje ryshfeti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.