Dendias viziton Qipron: Provokimet e Turqisë nuk do të pranohen nga ne

Pas vizitës së djeshmë të presidentit turk Rexheep Tayip Erdogan në Qipro, vendin e ka vizituar sot edhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili ka takuar homologun e tij Nikos Christoudoulidis.

Dendias ka komentuar sjelljen e Erdogan ditën e djeshme, të cilën ai e ka quajtur ”provokuese” dhe ka thënë se një sjellje e tillë nuk mund të pranohet nga Greqia.

“Ishte e qartë se veprimet provokuese të Turqisë synojnë të promovojnë një formë tjetër të zgjidhjes së problemit të Qipros, diçka që nuk mund të pranohet nga ne, as nga bashkësia ndërkombëtare”- tha Ministri i Jashtëm qipriot Nikos Christodoulidis.

Ai vuri në dukje se ringjallja e perspektivës së rifillimit të bisedimeve të Qipros , e cila mbetet qëllimi kryesor, do të varet kryesisht nga dinamizmi dhe përcaktimi i reagimit të bashkësisë ndërkombëtare.

Ditën e djeshme në Qipro ishte Erdogan i cili tha se Mitsotakis është armiq i turqve, si dhe quajti gënjeshtarë BE-në dhe tha se ”nuk merr leje për veprimet e tij”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.