Del në gjyq me jelek anti-plumb bullgari që përdhunoi shqiptaren në Greqi

Një ditë pas arrestimit, autoritetet greke kanë nxjerrë përpara gjykatës bullgarin që u prangos me akuzën e përdhunimit të një 50-vjeçareje shqiptare, e cila punonte pastruese në Athinë.

Bullgari dhe bashkëpunëtori i tij të dy ishin të veshur me jelek anti-plumb dhe të shoqëruar nga forca të shumta policie në momentin që u futën në godinë.

Mediat greke shkruajnë se në momentin që 35-vjeçari u arrestua dje ishte ulur pranë një kioske duke shijuar uzon për herë të fundit në liri përpara se t’i vendoseshin prangat. 

Bullgari është një person me precedent penal, pasi më parë ishte arrestuar dhe dënuar po për të njëjtën vepër penale, për të cilën u arrestua sërish, përdhunim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.