David Beckham puth sërish vajzën në buzë/ Nxit reagimet e ndjekësve

David Beckham ka një dobësi të madhe për vajzën e tij Harper dhe nuk e fsheh këtë. Futbollisti veteran ndau foto plot dashuri me miliona miqtë e tij online në Instagram. Në postimin e tij, David shfaqet sërish duke puthur në buzë vajzën e tij 10-vjeçare. Kjo nuk është hera e parë që 46-vjeçari poston një foto me të bijën ku të dy puthen në buzë.

“Babi dhe Princesha Leia patën një udhëtim të mrekullueshëm këtë mëngjes #HarperSeven”, ka shkruar ai në postim, i cili përmban edhe një foto tjetër të tyre.

Postimi ka sjellë reagime të shumta, ndërsa ndjekësit e kritikojnë duke i thënë se tashmë vajza është e rritur.

“Mirë… babë e bijë e kuptoj, por për mua ky nuk është një shembull i qartë i promovimit të dashurisë. Ka mënyra të tjera për ta bërë atë. Ky është mendimi im”, shkruan në komentin e tij dikush që nuk është dakord me këtë puthje.

“Ajo është një vajzë e madhe, mos e puth në buzë” ose “është keq ta puthësh vajzën”, shkruajnë përdoruesit e tjerë në komentet e tyre.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.