CPJ: Qeveritë shtypën mediat në kohën e COVID-19/ Numër rekord i gazetarëve të burgosur
Një numër rekord gazetarësh u burgosën në vitin 2020, sipas Komitetit për Mbrojtjen e gazetarëve (CPJ), që akuzon qeveritë e mbarë botës për shtypje të medias dhe nxitjen e dezinformimit në kohën e pandemisë COVID-19.
Sipas raportit vjetor të CPJ, 274 gazetarë janë burgosur dhe 26 gazetarë dhe punonjës mediatikë janë vrarë gjatë vitit të kaluar. “Është tronditëse dhe e tmerrshme”, theksoi drejtori ekzekutiv i CPJ-së, Joel Simon në një komunikatë.
Vendi që ka burgosur më shumë gazetarë është Kina, për të dytin vit radhazi, sipas CPJ-së, me 47 gazetarë pas hekurave.
Turqia, Egjipti dhe Arabia Saudite, përkrah Bjellorusisë dhe Etiopisë bëjnë pjesë gjithashtu mes vendeve që kanë burgosur më shumë gazetarë.
Sorry, the comment form is closed at this time.