Covid-19/ Fëmijët, po aq infektues sa edhe të rriturit për Covid-19

Fëmijët kanë të njëjtën ngarkesë virale të Covid-19 me të rriturit, sipas një studimi të ri amerikan.

Sipas shkencëtarëve, kjo do të thotë që fëmijët janë po aq infektues sa të rriturit.

Nga ana tjetër, fëmijët kanë shumë më tepër gjasa të jenë asimptomatike.

Studiuesit nga Universiteti i Uashingtonit analizuan të dhënat nga 555 njerëz të diagnostikuar me koronavirus, nga të cilët disa ishin nën 18 dhe pjesa tjetër të rritur.

38% e fëmijëve dhe 7% e të rriturve ishin asimptomatikë. Përveç kësaj, fëmijët simptomatike kishin mesatarisht dy ose më shumë simptoma (zakonisht rrufë, ethe ose kollë), ndërsa të rriturit kishin katër ose më shumë simptoma (dhimbje koke, kollë, lodhje dhe dhimbje të muskujve).

Por pavarësisht nëse kishin ose jo simptoma, si fëmijët ashtu edhe të rriturit kishin nivele të ngjashme të koronavirusit në hundë dhe fyt, pas testeve molekulare PCR.

Sipas studiuesve, kjo tregon që fëmijët kanë po aq të ngjarë të transmetojnë virusin tek të tjerët, sa të rriturit.

“Ne kemi zbuluar se njerëzit me simptoma kanë nivele më të larta të grimcave virale sesa njerëzit pa simptoma”, thuhet në studim.

Megjithatë, pavarësisht nëse dikush ka simptoma ose jo, ngarkesa virale është e njëjtë për një fëmijë dhe një të rritur.

Për pjesën më të madhe të pandemisë, të rriturit rrezikonin të kishim simptoma më të rënda të Covid-19 dhe të ishin më infektues se fëmijët.

Sipas studimit më të ri, kjo ka ndryshuar pas përhapjes së varianteve të reja.

Në mënyrë indikative, që nga fillimi i majit të këtij viti, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët përfshijnë rreth një të pestën e rasteve të reja, një normë më e lartë se vitin e kaluar.

Sipas Chu, “fëmijët janë ndoshta më infektues për një periudhë më të shkurtër kohe sesa të rriturit dhe kështu, në nivelin e popullsisë, ka më pak të ngjarë të transmetojnë koronavirusin tek të tjerët sesa tek të rriturit”.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.