COVID-19 / Vaksina ruse “Sputnik V” 91.6% efektive, ja sa kushton
Analizat e brendshme kanë treguar se vaksina ruse Sputnik V është 91,6% efektive ndaj rasteve simptomatike të Covid-19 dhe 100% efektive ndaj rasteve të rënda dhe të moderuara të infeksionit.
Rezultatet u publikuan sot në revistën “The Lancet” dhe janë të bazuara në të dhënat e grumbulluara nga 19 866 pjesëmarrës, ku 14 964 morën dy doza vaksine dhe 4902 morën placebo. Sa i përket efekteve anësore të lidhura me vaksinën, ato ishin shumë të rralla. Vetëm 0,2% e njerëzve kishin efekte anësore si simptoma gripi apo lodhje.
Për krahasim, vaksina e Universitetit të Oxfordit është afërsisht 70 përqind e efektshme në bllokimin e Covid-19 pas dy dozave, ndërsa efikasiteti për vaksinën nga Pfizer dhe Moderna është 95 përqind.
Me rreth 7 £ për dozë, “Sputnik V” është një nga vaksinat më të lira Covid-19 në treg, për shembull vaksina “Pfizer” kushton rreth 15 £ për dozë, ndërsa një dozë e vaksinës “Moderna” është 25 £. Vaksina “Oxford” është ende më e lira, me 3 £ për dozë.
Sorry, the comment form is closed at this time.