COVID-19/ Rritet numri i të infektuarve në Greqi, 92 persona kanë humbur jetën
Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë konfirmuar 916 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar 129584, nga të cilat 52.5% janë burra.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në orët e fundit 96 persona kanë humbur jetë si pasojë e virusit. Numri i viktimave në shtetin grek që nga fillimi i pandemusë ka shkuar në 4044.
Sakaq, 527 pacientë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç. 160 (30.4%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 77.6% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
Sorry, the comment form is closed at this time.