COVID-19/ Rezultojnë pozitivë katër luanë të kopshtit zoologjik

Katër luanë në një kopsht zoologjik në Barcelonë kanë rezultuar pozitiv për koronavirus. Tre femra Zala, Nima dhe Run Run dhe një mashkull me emrin Kiumbe u testuan pasi shfaqën simptoma të lehta. Dy anëtarë të stafit gjithashtu dolën pozitivë me virus muajin e kaluar, megjithëse nuk është e qartë se si u infektuan luanët.

“Luanëve iu dha kujdes veterinar për gjendjen e tyre përmes trajtimit anti-inflamator” njofton Reuters.

Kopshti zoologjik shtoi se kafshët nuk kishin asnjë kontakt me kafshët e tjera.

Ky është vetëm rasti i dytë i dokumentuar i luanëve që janë infektuar me koronavirus, pasi katër tigra dhe tre luanë në kopshtin zoologjik Bronx në SHBA u testuan pozitivisht në prill.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.