Covid-19/ Moska zgjat kufizimet, mbyll zonat e tifozëve të “Euro 2020”

Masat përfshijnë ndalime të aktiviteteve publike me më shumë se 1,000 njerëz, mbylljen e kafeneve dhe restoranteve natën dhe mbylljen e zonave të tifozëve të futbollit të ngritura për Kampionatin Evropian.

Kryeqyteti rus Moska do të zgjasë kufizimet e COVID-19 të vendosura këtë javë, deri më 29 qershor, tha të premten kryetari i bashkisë Sergei Sobyanin, pas një rritjeje në rastet e përditshme.

Masat përfshijnë ndalime të aktiviteteve publike me më shumë se 1,000 njerëz, mbylljen e kafeneve dhe restoranteve natën dhe mbylljen e zonave të tifozëve të futbollit të ngritura për Kampionatin Evropian, tha Sobyanin në blogun e tij.

Kryebashkiaku tha se këtë javë Moska po përballej me një variant të ri, më agresiv dhe infektiv të koronavirusit.

Zyra e tij ka urdhëruar këtë muaj vaksinimin e detyrueshëm për një numër të punonjësve të shërbimit në qytet dhe ka shpallur që këtë javë të mos punohet.

Bizneset do të kthehen në punë të hënën, tha Sobyanin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.