COVID-19/ Lajm i keq nga Italia. Rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit

Pas disa ditësh, ku shifrat e pandemisë në Itali kishin pësuar ulje të lehtë, sot vendi përjetoi rritje në numrin e të infektuarve, por në veçanti sa i përket viktimave.

Autoritetet shëndetësore njoftuan për 14.844 të infektuar të rinj, ndërkohë që ishin pak më shumë se 12 mijë 24 orë më parë.

Shumë më shqetësues është bilanci i viktimave, që sot regjistron 846 të tillë, pothuajse dyfishi i ditës së djeshme, kur ishin 491.

“E dhëna e viktimave është dramatike. Konfirmon faktin që përhapja e infektimeve këto dy muaj ka qenë tejet e lartë”, deklaroi Gianni Rezza, drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë italiane.

Shqetëson situata në Veneto, edhe sot me më shumë se 3 mijë të infektuar, dhe një raport testime/pozitivitet që tejkalon 18%.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.