COVID-19/ Kanadaja, shteti i dytë që miraton vaksinën “Pfizer-BioNTech” për përdorim

“Health Canada” ka miratuar vaksinën “Pfizer-BioNTech” kundër COVID-19 për përdorim në këtë vend.

Është një moment kritik në luftën e Kanadasë kundër COVID-19, pasi është vaksina e parë që merr dritën e gjelbër.

Agjencia Federale e Shëndetit e ka konsideruar vaksinën efektive dhe të sigurt për përdorim në vend, që do të thotë se, ekipi përgjegjës për shpërndarjen e vaksinave tani mund të fillojë procesin e administrimit të tyre.

“Health Canada ka përcaktuar se vaksina “Pfizer-BioNTech” plotëson kërkesat e rrepta të Departamentit për sigurinë, efikasitetin dhe kërkesat e cilësisë për përdorim në Kanada”, njoftoi “Health Canada”, ndërsa zbardhi edhe një sërë dokumentesh në lidhje me vendimin.

Theksojmë se kanadezët bëhen shteti i dytë në botë që aprovon vaksinën e kompanisë “Pfizer”, pas Britanisë së Madhe.

Kanadaja ka regjistruar deri tani mbi 433 mijë të infektuar me virus dhe 12931 të vdekur.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.