COVID-19/ Argjentina vendos taksë për “milionerët”

Argjentina ka vendosur një taksë të re mbi njerëzit e saj më të pasur, për të paguar për furnizime mjekësore dhe masa lehtësimi gjatë pandemisë së vazhdueshme të shkaktuar nga COVID-19.

Senatorët votuan taksën e menjëhershme – të quajtur “taksa e milionerit” – me 42 vota pro dhe 26 kundër.

Personat me pasuri me vlerë më shumë se 200 milionë pesos (2.5 milionë dollarë), që llogariten të jenë rreth 12 mijë, do të duhet të paguajnë për përballimin e situatës.

Argjentina ka regjistruar afro 1.5 milionë infeksione dhe pothuajse 40 mijë vdekje nga koronavirusi.

Masat e bllokimit kanë dëmtuar më tej një ekonomi që lufton me papunësinë, nivelet e larta të varfërisë dhe borxhin masiv të qeverisë.

Argjentina ka qenë në recesion që nga viti 2018.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.