Çifti i famshëm bëhen prindër për herë të dytë

Michael Sheen dhe Anna Lundberg janë bërë sërish prindër.

Lajmin e bëri me dije vetë aktori 53-vjeçar përmes një postimi në rrjete sociale, ku ndau dhe një foto të foshnjës së porsalindur. Ndonëse gjinia e fëmijës nuk është bërë me dije, fansat janë të bindur se ata kanë mirëpritur një vajzë.

Kjo për shkak se në foton që aktori ka ndarë, foshnja shihet me një veshje me vija në rozë.

Anna zbuloi në Instagram se lindi më 19 maj, kur postoi të njëjtën foto të adhurueshme.

Çifti janë prindër të vajzës Lyra, dy vjeçe, ndërsa Michael ka edhe vajzën Lily, 23 vjeçe, me ish-en e tij, Kate Beckinsale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.