Çifti amerikan bleu helikopterin për ta bërë rulot
Një çift nga Alabama që pa trupin kryesor të një helikopteri në internet, vendosi ta blejë atë dhe e shndërroi në një pajisje kampingu.
Blake Morris dhe Maggie Morton, të dy pilotë të Rojës Bregdetare të SHBA-së të vendosur në Mobile, panë trupin e helikopterit për shitje nga një burrë në Florida në dhe filluan të krijonin ide.
Morris tha se atij i erdhi ideja të konvertonte avionin në ‘pension’ në një pajisje kampingu, helikopteri u përdor më herët nga policia ushtarake gjermane dhe nga ushtria amerikane.
“E pyeta Maggie dhe për fat ishte pro idesë. Prisja që ajo të thoshte se isha i çmendur, por ajo në fakt tha se ishte një ide e mrekullueshme”, tha Morris.
Çifti hapi një llogari në Instagram për të dokumentuar procesin e ndërtimit të “helikampingut”.
Sorry, the comment form is closed at this time.