Chelsea “zbras” xhepat, 73 milionë euro për Marc Cucurella

Tashmë gjithçka është zyrtare. Marc Cucurella është bërë një futbollist i ri i Chelsea.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë blutë e Londrës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se tashmë spanjolli do të vihet nën urdhrat e Thomach Tuchel.

Anësori spanjoll zgjedh kështu të transferohet në “Stamford Bridge”, pasi ditët e fundit ishte shumë afër kalimit te Manchester City, por nuk u arrit një marrëveshje pasi drejtuesit e “Qytetarëve” nuk e ofruan më shumë se 50 milionë euro.

Nga ana tjetër, Chelsea pranoi pretendimet e Brigton në një operacion vendimtarë për të marrë përsipër Cucurella -n që tashmë xhepave të bluve të Londrës u ka kushtuar jo më pak se 73 milionë euro.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.