Çfarë fshihet në arkivat sekrete të Vatikanit?

Misteri dhe intrigat janë diçka e natyrshme në Selinë e Shenjtë. Njerëzit e thjeshtë pyesin gjithmonë, se për çfarë po komplotojnë autoritetet fetare pas dyerve të mbyllura, dhe çfarë thesaresh gjenden të mbyllura brenda qemerëve të Vatikanit.

Pavarësisht pretendimeve se Papa ka në dorë dëshmi të ekzistencës së alienëve, apo se ka demonë të kyçur në katakombet e tij, e vërteta e arkivave sekrete të Vatikanit është shumë më realiste. Dhe për këtë arsye, ajo është gjithashtu shumë më interesante.

Nga letrat e shkruara me dorë të personazheve historikë si Mbretëresha Meri e Skocisë dhe Abraham Linkoln, deri tek dokumenti i shkishërimi papal të Martin Luterit, përmbajtja e arkivave është e mjaftueshme për të nxitur kërshërinë e çdo studiuesi.

Në fakt Vatikani nuk po fsheh nga sytë e publikut provat mbi jashtëtokësorët, por më shumë dokumente, që mund të tregojnë se Kisha Katolike ishte bashkëpunëtore e terrorit shtetëror të Benito Musolinit në Itali, dhe ndoshta edhe në masakrat e Adolf Hitlerit ndaj hebrenjve.

Archivum Secretum

E vërteta pas arkivave sekrete, buron nga një përkthim i gabuar i latinishtes. Emri aktual i arkivave të Vatikanit është ‘Archivum Secretum Apostolicum Vaticanum’. ‘Secretum’ në latinisht nuk do të thotë ‘sekret’ siç mund të supozojnë disa. E përkthyer më saktë, do të

thotë ‘personale’ ose ‘private’.

Pra në fakt arkivat përbëhen nga letrat private, dhe të dhënat historike të papëve të kaluar gjatë 4 shekujve të shkuar. Arkivat u krijuan për herë të parë nga Papa Pali V. Ai e kuptoi

si duhet rëndësinë historike të korrespondencës papnore, dhe e dinte që dokumente të tilla duheshin ruajtur.

Por vetëm gjatë shekullit XVII u vendos që njerëzit e thjeshtë, nuk duhet të kishin qasje në korrespodencën midis mbretërve dhe papët. Që nga ajo kohë, arkivat u mbajtën të mbyllura me kyç.

Qasja në Arkivat Private

Vetëm në vitin 1881 Papa Leoni XIII i lejoi studiuesit të shihnin disa nga përmbajtjet e arkivit. Procedura nuk ka ndryshuar shumë gjatë 200 viteve të fundit. Së pari, gazetarëve, studentëve dhe historianëve amatorë, nuk u jepet asnjë lloj qasjeje.

Vetëm pasi një palë e interesuar të ketë provuar se ai ose ajo është një studiues shumë serioz, Vatikani i jep letrat kredenciale, të cilat duhet të rinovohen çdo 6 muaj. Në arkiva një studiues hyn zakonisht përmes Porta Sant’Anna, kalon Rojet Zvicerane, ec nëpër  Cortile del Belvedere dhe paraqet letrat kredenciale.

Kur pranohet brenda, studiuesi duhet të thonë se cilat dokumente specifike dëshiron të shohë. Atyre u lejohet të kërkojnë vetëm 3 dokumente në ditë. Pra, në vend se të jenë në gjendje të shfletojnë përmbajtjen e arkivit, ata duhet të zgjedhin artikuj nga katalogët ku artikujt janë shkruar me dorë në italisht ose latinisht.

Këta katalogë janë mjaft sfidues, duke pasur parasysh faktin se arkivat përmbajnë “80 kilometra rafte dhe dokumente, që datojnë që nga shekulli VIII”. Aty lejohen laptopët, por

jo fotografimi i dokumenteve, ndaj studiuesit e kalojnë shumicën e seancave në sallat e leximit duke marrë shënime.

Lidhja e Papa Piut XII me nazistët?

Dejvid Kertzer, historian nga Universiteti Braun, ishte në gjendje të shqyrtonte dokumente nga mbretërimi i Papa Piut XII (1922-1939). Ai arriti në përfundimin se papa “nënshkroi marrëveshje me Musolinin për të mbrojtur interesin e Kishës Katolike, në këmbim të heshtjes ndaj antisemitizmit të sponsorizuar nga shteti, një sjellje që është në kundërshtim historinë zyrtare të Kishës”.

Grupime të ndryshme ushtruan presion mbi Papa Françeskun, që ky të vinte plotësisht në dispozicion përmbajtjen e materialeve në lidhje me Papa Piun XII (1939-1958), në mënyrë

që bota të mund të mësonte përfundimisht me siguri bashkëpunimin e tij me nazistët.

Disa thonë se ai e mbështeti Hitlerin, ashtu siç kishte bërë paraardhësi i tij me Musolinin.

Të tjerë pretendojnë se Papa punoi kundër nazistëve dhe ndihmoi në fshehjen e hebrenjve. “Njerëzit flasin, studiuesit po ashtu. A ka gjëra që nuk po vihen në dispozicion, pasi ato shihen si komprometuese nga pikëpamja e Kishës?”- thotë Kertzer.

Në marsin e vitit 2020, Papa Françesku vuri në dispozicion të historianëve “dokumentacionin themelor të papatit të Piut XII”, duke thënë se Kisha “nuk ka frikë nga historia”. Kur studiuesit u mblodhën këtë vit në një uebinar për të diskutuar mbi arkivat që janë hapur deri më tani, ata thanë se ka të ngjarë të duhen vite për të vlerësuar materialin që ka vënë në dispozicion Vatikani.

Por Kertzer thotë se nuk mendon se do të ketë nga ndonjë provë që do të ndryshojë rrënjësisht mendjet e njerëzve. Sidoqoftë, Nina Valbuke, studiuese në Ecole Française de Rome, tha se ka gjetur në Vatikan një korrespondencë që i përket muajve të parë të pas luftës, e cila sugjeron se disa zyrtarë kishin “një mungesë të thellë të të kuptuarit të asaj që kishte ndodhur gjatë Holokaustit, ndërsa kishin ndjenja të forta antisemite”.

A mund të bëhen arkivat më pak “sekrete”?

Në vitin 2012, gjatë festimit të 400 vjetorit të arkivave, 100 dokumente u vunë në dispozicion të publikut për t’u kundruar në një ekspozitë të quajtur “Lux in Arcana”. Gjithsesi vazhdon tradita e dhënies së lejes vjetore për vetëm 1.000 studiues që mund të kenë qasje personale në arkiva.

Sipas Papa Françeskut, Arkivat e Vatikanit nuk janë më “sekrete”, përkundrazi ato janë “apostolike”. Në vitin 2019 ai vendosi të ndryshojë titullin shekullor “Archivum Secretum Vaticanum”, Arkivat Sekrete të Vatikanit, në Arkivat Apostolike të Vatikanit pasi në latinisht ‘secretum’ (që do të thotë privat) dhe apostolik (pra që i përkasin vetëm Papës) i referohen të njëjtit realitet, madje edhe juridik.

Papa e mori vendimin e tij bazuar tek nevojën për të respektuar “ndjeshmëritë” e kohëve moderne, të cilat e lidhin shpesh fjalën ‘secretum’ me idetë e mistereve dhe artefakteve të fshehura. Sidoqoftë, Arkivat e Vatikanit mbeten arkivat private të Papës, dhe i nënshtrohen vetëm qeverisjes së tij ekskluzive./CNA.al

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.