“Karabaku” mbledh ministrave të Jashtëm të tre vendeve

Ministrat e Jashtëm të Francës, Azerbajxhanit dhe Armenisë u takuan në Paris për të diskutuar rreth rajonit të Karabakut në Azerbajxhanin jugperëndimor.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Francës thuhet se ministri francez Jean-Yves Le Drian zhvilloi takime të veçanta me homologun azerbajxhanas dhe atë armen, Jeyhun Bayramov dhe Ararat Mirzoyan. Më pas ata zhvilluan një takim trepalësh në kuadër të Grupit të Minskut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Franca kërkon të kontribuojë në forcimin e dialogut ndërmjet palëve dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në Kaukazin e Jugut, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu u theksua se Le Drian dëshiron të vazhdojë dialogun me Azerbajxhanin dhe Armeninë.

– Çlirimi i Karabakut

Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike, Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit dhe shtatë rajone tjera.

Përleshjet e fundit shpërthyen më 27 shtator 2020, ku ushtria armene sulmoi civilët dhe forcat e Azerbajxhanit si dhe shkeli marrëveshjet humanitare të armëpushimit.

Luftimet përfunduan me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor 2020.

Gjatë konfliktit 44-ditorë, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe 300 vendbanime dhe fshatra që ishin të pushtuara nga Armenia për gati 30 vjet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.