CEO i “Pfizer”: Pse duhet një dozë e tretë, pasi merr dy të parat

“Është e mundur që qytetarët do të duhet të vaksinohen me një dozë të tretë brenda 12 muajve pasi kanë marrë dy të parat.” Kështu ka deklaruar CEO i “Pfizer” Albert Burla për CNBC.

Ai shtoi se vaksinimi kundër Covid-19 me siguri duhet të jetë vjetor. “Një skenar është mundësia e një doze të tretë, diku midis gjashtë dhe 12 muaj pas rivaksinimit të dytë dhe më pas vjetor, por e gjithë kjo duhet të konfirmohet. Përsëri, mutacionet do të luajnë një rol kryesor”, tha ai.

Sidoqoftë, CEO i “Johnson & Johnson” Alex Gorski i tha CNBC në shkurt se njerëzit mund të kenë nevojë të vaksinohen kundër Covid-19 çdo vit, siç është rasti me gripin.

Studiuesit ende nuk e dinë se sa zgjat mbrojtja ndaj virusit kur dikush vaksinohet.

“Pfizer” tha në fillim të këtij muaji se vaksina ishte më shumë se 91% efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit dhe më shumë se 95% efektive kundër mundësisë së komplikacioneve deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë. Vaksina “Moderna”, e cila përdor teknologji të ngjashme me “Pfizer”, gjithashtu është treguar e efektshme për gjashtë muaj.

Në shkurt, “Pfizer” dhe “BioNTech” thanë se po testonin një dozë të tretë të vaksinës për të kuptuar më mirë përgjigjen imune ndaj llojeve të reja të virusit.

Në fund të muajit të kaluar, Institutet Kombëtare të Shëndetit filluan testimin e një vaksine të re Covid nga “Moderna”, e krijuar për të mbrojtur nga mutacioni i Afrikës së Jugut.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.