Bundesligë/ Dortmund 3 pikë me “vuajtje” ndaj Leverkusen

Është mbyllur takimi mes Borusia Dortmund dhe Bayern Leverkusen. Këtë përballje të parë mes tyre në këtë fillim sezoni arritën ta fitonin verdhezinjtë.

Që në pjesën e parë skuadra vendase e Dortmund gjeti golin e avantazhin, ku në minutën e 10-të Marco Reus mposhti portierin kundërshtarë.

45-minutat e para do të mbylleshin me shifrat 1-0, teksa fraksioni i dytë do të ishte më i luftuar mes dy ekipeve, por nuk prodhoi gola të tjerë.

Në këtë mënyrë verdhezinjtë morën 3 pikët e para me vuajtje ndaj Leverkusen, ndërsa e nisin me këmbën e mbarë sezonin e ri në Bundesligë.

Ndërkohë Freiburg arriti të fitonte me “poker” ndaj Augsburg, ndërsa Borussia Monchengladbach triumfoi gjithashtu 3-1 ndaj Hoffenheim.

Mainz siguroi 3 pikët e para ndaj Bochum, pasi arritën të fitonin në transfertë me shifrat 2-1, teksa Union Berlin triumfoi në derbi me Hertha Berlin 3-1, sakaq në barazim 2-2 do të mbyllur dueli mes Wolfsburg dhe Werder Bremen, me skuadrat që ndajnë kështu pikët në këtë fillim sezoni në Bundesligë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.