Britania e Madhe, vendi i parë që miraton vaksinën e “Pfizer”. Në dispozicion, që javën e ardhshme

Britania e Madhe është vendi i parë në botë që miraton vaksinën Pfizer/BioNTech për përdorim të gjerë.

MHRA, rregullatori britanik thotë se vaksina që ofron mbrojtje deri në 95% ndaj COVID është e sigurtë dhe do të nisë javën e ardhshme.

Imunizimet mund të nisin brenda ditësh për njerëzit në grupe me përparësi të larta.

Britania ka porositur plot 40 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz, me dy doza.

Rreth 10 milionë doza do të jenë në dispozicion së shpejti, me dozat e para që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar në ditët në vijim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.